Veprim në Kopenhagen
Ndikimet e ndryshimeve klimatike do ndjehen në mbarë globin. Në mënyrë që të kuptojmë më shumë rreth çfarë ndikimi ka njerëzimi në ndryshimet e klimës, dhe çfarë do të ndodhë në qoftë se nuk mund të arrihet në një marrëveshje të suksesshme në Kopenhagen, Qendra Hadley e Mbretërisë së Bashkuar ka prodhuar një hartë që përshkruan disa nga ndikimet që mund të ndodhin në qoftë se rritet temperatura mesatare globale me 4 ° C më lart se mesatarja para-industriale e klimës. Harta paraqet rishikimet e fundit shkencore mbi këto ndikime.
Përdorimi i hartës: "Ky version interaktiv i hartës "4 gradë" ju lejon të zgjidhni ndikimet që ju doni të shihni, zmadhime të zonave specifike dhe më shumë informacion shkencor mbi këtë hartë. Kliko në hartë për të aktivizuar kontrollet.
______________________________________________________________
Ky vit është një moment historik për ndryshimet klimaterike. Në muajin dhjetor në Kopenhagen, bota do të mblidhet së bashku në konferencën e Kombeve të Bashkuara për të rënë dakord mbi një marrëveshje të re ndërkombëtare mbi ndryshimet klimaterike. Marrëveshja e deri tanishme ndërkombëtare, Protokolli i Kiotos, do të përfundojë në 2012. Kopenhagenit, i takon të krijojë pasuesin e saj.
Rruga për në Kopenhagen është çështja e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për një marrëveshje ambicioze në Kopenhagen e cila përqëndrohet në veprime urgjente për kufizimin e rritjes së temperaturës globale në jo më shumë se 2 gradë Celsius, përtej saj rreziqet e ndryshimeve klimaterike bëhen shumë më te mëdha.
www.actoncopenhagen.gov.uk është faqja zyrtare e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, e cila paraqet qëndrimin zyrtar të saj mbi negociatat për ndryshimet klimaterike në Kopenhagen 2009.
Ka ngelur vetëm gjashtë muaj deri në Kopenhagen, dhe është thelbësore që të ekzistojë një vetëdije e përhapur mbi çfarë është në rrezik në bisedimet e Kopenhagenit,si dhe rëndësinë jetësore për arritjet e një marrëveshje globale.
- Zbuloni mbi ambicjet e e Britanisë së Madhe për një veprim global në Kopenhagen (në anglisht)
- Zbuloni çfarë veprime janë ndermarrë në Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar ndryshimet klimaterike (në anglisht)
- Zbuloni çfarë veprime janë kryer në rang ndërkombëtar për të luftuar ndryshimet klimaterike (në anglisht)
Tregu global i karbonit është thelbësor për suksesin klimaterik
Një rrjet global tregetimi i karbonit do të jetë jetik për të parandaluar rreziqet e ndryshimit te klimës, përfundon raporti i Lazarowicz autorizuar nga ana e kryeministrit Gordon Brown dhe lëshuar me 20 korrik.