• UK
  • 13:23 24 Nëntor 2009
  • |    Tirana
  • 14:23 24 Nëntor 2009

Si të aplikoni për vizë Britanike në Shqipëri

Ku mund të kërkoj informacion ?

Agjensia e Kufirit e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasada Britanike në Tiranë punojnë në bashkëpunim me një organizatë tregtare, Worldbridge.

Ju mund të gjeni informacionin e duhur nëse keni nevojë për vizë apo sesi mund të aplikoni për vizë nëpërmjet faqes së internetit të Worldbridge www.visainfoservices.com . Gjithashtu Worldbridge ofron informacion nëpërmjet e-mail dhe shërbimit telefonik ne numrin +45 77 34 86 51 me nje kosto prej US$ 14 . I gjithë informacioni është ofruar dhe aprovuar nga Agjensia e Kufirit e Mbretërisë së Bashkuar.

Ju lutem vini re se Ambasada Britanike në Tiranë e ka të pamundur ti ofrojë telefonuesve informacion mbi vizat. Ju lutem kontaktoni Worldbridge siç është përshkruar më lart.

A duhet të paguaj ?

Informacioni që merret nëpërmjet e mail dhe faqes së internetit është pa pagesë por për shërbimin telefonik duhet paguar një tarifë e caktuar.

Si të plotesoj formularin ?

Ju duhet të plotesoni formularin nëpërmjet shërbimit tonë online www.visa4uk.fco.gov.uk ta dergoni atë në mënyrë elektronike në Zyrën e Vizave të Ambasadës Britanike, Tiranë. Pas dërgimit të formularit në mënyrë elektronike, juve do t’ju ofrohet një numër i vecantë reference dhe do t’ju jepen udhezime  mbi veprimet që duhet të ndërmerrni më tej. Ju lutemi lexojini këto udhëzime me kujdes. Rëndësi të vecantë ka informacioni mbi caktimin e datës së dorëzimit të dokumenteve. 

Takim për viza : visatiran.appointments@fco.gov.uk

Ku mund të këshillohem ?

Worldbridge dhe stafi i tyre nuk mund të ofrojnë këshilla mbi plotësimin e formularit apo mbi kategorinë e vizës që duhet të kërkoni. Nëse kërkoni ndihmë për aplikimin tuaj apo këshilla rreth rregullave dhe kerkesave të emigracionit , ju duhet të kërkoni asistencë nga një konsulent i kualifikuar i emigracionit. Në Mbretërinë e Bashkuar, këto konsulentë emigracioni janë të miratuar nga Zyra e Komisionerit të Shërbimeve të Emigracionit (OISC –http://www.oisc.gov.uk) ose janë profesionistë të kualifikuar të miratuar nga autoritete të përcaktuara profesionale. Adresat e faqeve të tyre të internetit janë :

Shoqata e Juristeve të Anglise dhe Uellsit  http://www.lawsociety.org.uk
Shoqata e Juristëve të Skocisë  http://www.lawscot.org.uk/
Shoqata e Juristëve të Irlandës së Veriut http://www.lawsoc-ni.org/
Instituti i Drejtuesve Ligjore http://www.ilex.org.uk/ 

Kush e vendos nëse unë  përfitoj vizën ?

Aplikimi juaj për vizë do të përpunohet dhe vendimi do të merret nga personeli i Agjensisë së Kufirit të Mbretërisë së Bashkuar. Asnjë nga anëtarët e personelit të Worldbridge nuk mund të luaj rol apo të ndikojë në rezultation e aplikimit. Nëse ndonjë anëtar i personelit të Worldbridge pretendon se është në gjëndje të ndikojë mbi aplikimin tuaj, ju duhet të informoni menjëherë Ambasadën Britanike në Tiranë.

Standartet e shërbimit – ankesat dhe komplimentet

Agjensia e Kufirit e Mbretërisë së Bashkuar synon t’i ofrojë klientëve të saj një shërbim të ndershëm dhe profesional. Ne mirëpresim sugjerime që na ndihmojnë të përqëndrohemi në ato pika ku kemi nevojë për përmiresim.

Nëse keni komente, apo jeni të shqetësuar për standartet e shërbimit që ju ofrohet, ju lutemi na informoni. Ne i hetojme gjërësisht të gjitha ankesat dhe ju dërgojmë përgjigje brenda 20 ditëve pune. 

  • Nëse dëshironi të ankoheni mbi shërbimin e ofruar nga personeli i Agjensisë së Kufirit të MB në Ambasadën Britanike në Tiranë, ju lutemi dërgojeni ankesën tuaj tek Menaxheri i Zyrës së Vizave në adresën Rruga Skënderbej Nr 12, Tiranë, Shqipëri.
  • Nëse dëshironi të ankoheni mbi shërbimin e ofruar nga Worldbridge, ju duhet t’a dergoni atë në adresën e tyre të internetit, t’a dorezoni personalisht, ose duhet t’ia paraqitni me shkrim Menaxherit të Zyres së Vizave në Ambasadën Britanike.



Përsëri ne krye