• UK
  • 13:45 24 Nëntor 2009
  • |    Tirana
  • 14:45 24 Nëntor 2009

Kushtet e përdorimit

Faqja e internetit e MPJ mirëmbahet për përdorimin dhe shikimin tuaj personal. Përdorimi i saj nga ana juaj nënkupton pranimin që ju i bëni këtyre Kushteve të përdorimit, të cilat hyjnë në fuqi me përdorimin e parë të kësaj faqje.

Përgjatë gjithë këtij materiali, fjalët “ne dhe jona” i referohen Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe dhe fjalet “ju dhe juaja” përdoruesit.

Të drejtat e pronësisë intelektuale

Emrat, imazhet dhe logot që identifikojnë MPJ janë në pronësi të MPJ. Kopjimi i logove dhe/apo çdo logoje të palëve të treta që janë në këtë faqe nuk lejohet pa pasur më parë aprovimin e autorit.

Kërkesat për lejimin e përdorimit të imazheve tona duhen dërguar nëpërmjet faqes Opinione. Na tregoni si dhe pse doni të përdorni logon (t) tonë. Ju lutem jepni detajet tuaja të kontaktit.

Të drejtat e autorit

Materialet e paraqitura në këtë faqe janë subjekt i mbrojtjes të së drejtës së autorit të Crown përvec rasteve ku tregohet ndryshe. Përveç dizajnit, grafikës, logo, stemës së FCO, harta dhe njoftimet e Këshillave për udhëtim, materialet e mbrojtura nga e drejta e autorit Crown mund të riprodhohen pa pagesë në cdo format apo tip nëse riprodhohen në mënyrë të saktë dhe nuk përdoren në një kontekst të gabuar. Kur ndonjë prej elementeve në këtë faqe të të drejtave të autorit Crown ripodhohen apo i kopjohen të tjereve, duhet që burimi dhe e drejta e autorit të jenë të qarta.

E drejta për të riprodhuar materialet e mbrojtura nga Crown nuk përfshin asnjë material në këtë faqe i cili identifikohet me të drejtën e autorit te një personi të tretë. Autorizimi për riprodhimin e këtij lloj materiali duhet marrë nga mbartësit përkatës i të drejtës së autorit.

Për më tepër informacion mbi politikat e të drejtës së autorit Crown si dhe arranzhimet e licensave, shikoni politikën e të drejtës së autorit HMSO Crown.

Njoftimet e Këshillave për udhëtim në këtë faqe janë subjekt i revizionimeve të shpeshta nën dritën e rrethanave që mbizotërojnë në vendet përkatëse. Duke qënë se informacioni ndryshon shpesh dhe rreziku që publiku mund të marrë informacion i cili nuk është korrekt ose nuk është më i vlefshëm, kopimi i këtij materiali në faqe të tjera apo në mënyra të cilat mund të përfshijnë një keqinterpretim nuk lejohet. Çdo person i cili merr apo ripublikon njoftimet e Këshillave për udhetim mund të hidhet në gjyq. Sidoqoftë FCO-ja inkurajon përdoruesit të krijojnë një link (lidhje) tek kjo faqe apo ta shkarkojnë për përdorim personal.

Hyperlinking (Lidhje direkte) per tek ne MPJ

Nuk keni nevojë të pyesni nëse keni të drejtë të krijoni një lidhje direkte për tek faqet e vendosura në këtë faqe. Faqet e MPJ duhet të hapen në të gjithë ekranin e përdoruesit.

Hyperlinking (Lidhje direkte) nga ne MPJ

Ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen apo vërtetësinë e faqeve të cilat kemi vendosur lidhje (link), dhe futja në listë nuk duhet marrë si nënkuptim i çfarëdo lloji. Ne nuk mund të garantojmë që këto lidhje të punojnë gjatë gjithë kohës dhe ne nuk kemi kontroll mbi vlefshmërinë e faqeve të lidhura.

Mbrojtje nga viruset

Ne shfrytezojmë të gjitha mundësitë për të kontrolluar dhe testuar materialet gjatë të gjitha shkallëve të prodhimit. Eshtë gjithmonë e këshillueshme për ju të përdorni një program anti-virusi për të gjithë materialin e shkarkuar nga Interneti. Ne nuk mbajme asnjë përgjegjësi për humbje, ndërprerje apo prishje të materialeve të shkarkuara nga kjo faqe interneti.

Refuzim

Faqja e MPJ si dhe materialet e lidhura me informacion, produkte dhe shërbime Qeveritare (apo me informacion, produkte dhe shërbime të palëve të treta), jepen “ashtu siç janë “, pa ndonjë përfaqësim apo nënkuptim dhe pa asnjë garanci të çfarëdo lloji qoftë kjo e shkruar apo nënkuptuar, përfshirë por jo e limituar tek garancitë e kualitetit të kënaqësisë, ushtrim për një qëllim të caktuar, mos-dëmtim, përpuethshmëri, siguri dhe përpikshmëri.

Ne nuk japim garanci që funksionet e përfshira në materialet e përfshira në këtë faqe interneti do jenë të pa shkëputura apo pa asnjë gabim, që gabimet do korrigjohen, apo që kjo faqe në këtë server të jetë e gatshme pa asnjë virus ose përfaqësojnë funksionalitetin e plotë, përpikshmërinë, vërtetësinë e materialeve. Në asnjë rast ne nuk jemi përgjegjës për çdo lloj humbje apo dëmtim të përfshirë, pas asnjë limit, në mënyrë indirekte apo të vazhdueshme apo dëmtim, apo humbje apo dëmtim të çfarëdo gjëje që rrjedhon nga humbja apo përdorimi i, informacionit apo profitit si rrjedhojë e lidhjes me përdorimin e faqes së internetit të MPJ.

Të përgjithshme

Këto Terma të përdorimit do të qeverisen dhe analizohen në përputhje me të gjitha ligjet e Anglisë dhe Wales. Çdo pakënaqësi që del nga këto Terma të përdorimit do jetë subjekt i jurudiksionit ekskluziv të gjykatave të Anglisë dhe Wales. Ju lutem dërgoni çdo pyetje nëpërmjet faqes tonë Opinione.




Përsëri ne krye