Politika e të Dhënave Private
Akti i Mbrojtjes së Të Dhënave 1998
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) përpunon të dhëna personale për të promovuar dhe mbrojtur interesat e Britanisë dhe qytertarëve të saj në botë dhe për të kontribuar për një komunitet botëror më të fortë. Marrësit e të dhënave personale që ne mund të mbajmë nga ju mund të përfshijë edhe departamente të tjera të Qeverisë Britanike dhe autoritete publike.
1. Informacion mbi regjistrimin.
Ju nuk duhet të regjistroheni për të përdorur faqen e MPJ por vetëm nëse doni të merrni pjesë në diskutime ose për të marrë të reja nga kjo faqe.
Të dhënat që janë të detyrueshme për tu regjistruar janë: emri i përdoruesit (mund të mos jetë emri juaj i vërtetë), një fjalëkalim, dhe një adresë email. Ky informacion ruhet i sigurtë në sistemin tonë derisa ju ta fshini llogarinë tuaj. Nuk ka nevojë të regjistroheni nga e para kur rivizitoni këtë faqe.
Ju mund të ndryshoni preferencat tuaja të regjistrimit, e-mailin dhe detajet e regjistrimit në cdo kohë. Nëse doni të ndryshoni profilin tuaj klikoni tek "Abonohu" në fillim të faqes, hyni në llogarine tuaj dhe zgjidhni opsionet që doni. Nëse nuk doni të merrni më lajme nga faqja dhe nuk doni të jeni më në sistemin tonë atehere klikoni "Ç’abonim" në të njëjtën faqe dhe thjesht vendosni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin.
2. Opinione
Ju mund të dërgoni një mesazh në MPJ duke përdorur Formularin e Opinioneve. Nëse do kërkoni informacion që nuk gjendet në faqen tonë atëherë në do e shqyrtojmë pyetjen tuaj. Për këtë mund të lidhemi me ministri të tjera për të gjetur përgjigjen për ju. Nëse pyetja është teknike ne mund tja kalojmë atë kontraktorit tonë teknologjik. Në këtë rast ne do ti kalojmë vetëm ato të dhëna personale që nevojiten dhe nuk do ti ruajmë të dhënat tuaja në këtë korrespondencë më shumë seç duhet.
Kur ju dërgoni komente në forumin e diskutimeve këto mund të lexohen nga cdonjeri që viziton faqen. Emri juaj i përdoruesit shfaqet pranë komentit tuaj. Të gjitha komentet lexohen dhe kontrollohen nga redaktorët që mund ti fshijnë nëse ato shkelin rregullat e përdorimit.
3. Informacioni i përdorimit të faqes.
i) Sesion Cookies.
Cookies janë pjesë të dhënash që krijohen kur ju vizitoni një faqe interneti. Cookies që përdorim ne janë "sesion cookies", të cilat ruajnë "preferencat" tuaja gjatë kohës që lëvizni nëpër faqe. Ju mund ta caktoni kompjuterin tuaj që të mos i pranojë cookies nëse ju dëshironi. Kjo nuk do të prekë në asnjë mënyrë aftësinë tuaj për të përdorur informacionin në faqe, por do ju ndalojë të hyni në cdonjërën nga shërbimet e personalizuara duke përdorur funksionalitetin e shtuar që ofron faqja.
Ned Stat një kompani e pavarur matjeje dhe kërkimi, mbledh të dhëna jo personale për vizituesit e faqes tonë për llogari tonën duke përdorur kodet dhe të dhënat e rregjistruara nga faqja.
Faqja e internetit e MPJ përdor session cookies dhe të dhëna hyrëse për të lehtësuar vazhdimësinë normale të faqes. Ajo nuk i përdor këto të dhëna për të mbledhur informacione personale për ju, përveç atyre të kërkuara për administrimin e sistemit të serverit tonë të internetit. Session cookies fshihen pasi ju mbyllni programin që përdorni për të parë faqen e internetit.
ii) Të dhënat hyrëse
Të dhënat hyrëse na lejojnë të rregjistrojmë përdorimin e faqes nga vizitori. Sistemi mbledh informacion për hyrjet e të gjithë vizitorëve, informqcion të cilin e përdorim për të ndryshuar pamjen e faqes dhe informacionin që permban, bazuar në mënyrën si vizituesit shikojnë faqen.
Të dhënat hyrëse nuk përmbajnë informacion personal.
Nëse kjo politikë e të dhënave private ndryshon, ne do pasqyrojmë versionin e azhornuar në këtë faqe. Rishikimi i shpeshtë i kësaj faqe ju mundëson të jeni në dijeni për informacionin që ne mbledhim, si e përdorim dhe në çfarë rrethanash në do e reflektojmë këtë informacion tek palët e tjera.
Nëse keni pyetje apo ankesa për këtë politikë të dhënave private apo këtë faqe, ju mund të na kontaktoni nëpërmjet faqes Opinione.