Ambasadorja flet gjatë konferencës mbi raportin e deklaratave të pasurisë (24/10/2009)
Të shtunën 24 tetor, Ambasadorja Britanike, mbajti një fjalim në një konferencë në Tiranë gjatë prezantimit të "Raportit Mbikqyrës" të fundit nga Qendra për Transparencën dhe Informimin e Lirë, e cila ka hetuar deklaratat vjetore të pasurisë nga zyrtarët e lartë publik.
Në fjalën e saj, Ambasadorja theksoi se ky lloj i kontrollit - nga shoqëria civile dhe mediave - është një armë kyçe në luftën kundër korrupsionit. Raporti Vjetor i Progresit 2009 i Komisioni Europian mbi Shqipërinë shprehet mbi një "kulturë të mosndëshkimit” në jetën publike në Shqipëri dhe nevojën urgjente për të vendosur raste bindëse në çeshtjet e anti-korrupsionit. Ajo vuri në dukje se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
Shënim për editorët