• UK
  • 13:36 24 Nëntor 2009
  • |    Tirana
  • 14:36 24 Nëntor 2009

Ambasada Britanike mbështet kujdesin paliativ në Shqipëri (15/10/2009)

 Dorëzimi i çekut shoqatës bamirëse “Sue Ryder Albania

Ambasadorja Britanike gjatë dorëzimit të çekut

Ambasadorja Britanike i dorëzoi një çek prej 14,500 EURO shoqatës bamirëse “Sue Ryder Albania” në një ceremoni në Rezidencën Britanike këtë pasdite. Këto para do të ndihmojnë punën që bën shoqata Sue Ryder Albania me të sëmurët terminalë dhe të moshuarit me sëmundje kronike.  

Fondet e dorëzuara sot nga Ambasadorja për Sue Ryder u mblodhën në Ballon e Pranverës – një ballo bamirësie që stafi i Ambasadës Britanike organizoi në fillim të këtij viti.

Ambasadorja tha se Sue Ryder Albania është një shembull i shkëlqyer ku shoqëria civile ndihmon në shërbime të tilla të rëndësishme si kujdesi paliativ. Ajo theksoi se edhe njerëz të zakonshëm mund të arrijnë gjëra të jashtëzakonshme me aktivitet vullnetar, si në formën e mbedhjes së fondeve për kauza të vlefshme si Sue Ryder, ashtu edhe duke ofruar vullnetarisht kohën dhe ekspertizën e tyre për ata që kanë nevojë.

Ceremonia e sotme u ndoq nga përfaqësues të Sue Ryder Albania, shoqërisë civile, sektorit të shëndetësisë, qeverisë qëndrore dhe vendore dhe Ambasadës Britanike. Midis të pranishmeve ishin edhe Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Arben Ivanaj, Zëvendës Ministrja e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Filloreta Kodra, Deputeti Tritan Shehu, dhe Presidenti i Sue Ryder Albania, Gudar Beqiraj.

Ceremonia u mbajt në Rezidencën Britanike në 15 Tetor ora 16:00.

Shoqata Ryder Albania është një organizatë jo-fitimprurëse, që e ka filluar aktivitetin e saj në Nëntor të vitit 1993 si një shërbim falas i asistencës në shtëpi (mjekësore, psikologjike dhe social ekonomike) për të sëmurë me kancer në fazë terminale dhe të moshuar me sëmundje kronike, me mbështetjen e Sue Ryder Care ne Britanine e Madhe. Në vitin 1996 është hapur dega e Ryder Albania në qytetin e Durrësit.

Per me shume informacion rreth “Sue Ryder Albania” ju lutemi kontaktoni Brisida Barushi [ryderalb@abcom-al.com].

Shënim për editorët


Back to newsroom




Udhëzime mbi Kërkimin

Përsëri ne krye

Përsëri ne krye