• UK
  • 13:45 24 Nëntor 2009
  • |    Tirana
  • 14:45 24 Nëntor 2009

Liria e Informacionit

freedom of information

Akti i Lirisë së Informacionit (FOIA) u vu në përdorim në vitin 2000. Ai të garanton ty të drejtën për të kërkuar të shikoni informacionin e mbajtur nga MPJ.

Çdo person i çfarëdo kombësie ka të drejtën për të kerkuar mundësinë e marrjes së informacionit të mbajtur nga ne. Ju mund të kërkoni informacion të çfarëdo lloj date apo qëllimi. Të gjithë informacionet e rregjistruara të mbajtura nga FCO janë të mbuluara nga FOIA. Kjo përfshin email-e, laptopë personal, rregjistrime CCTV, përmbledhje të ndryshme materialesh në letër, si dhe letra të rregjistruara dhe informacion elektronik.

FOIA mbulon gjithë institucionet publike, që nga departamentet qëndrore të qeverisë deri tek autoritetet vendore. Ajo gjithashtu aplikohet tek shkollat dhe operacionet e doktorëve. Ju mund të gjeni më tepër informacion mbi FOIA tek faqja e internetit e Ministrisë së Drejtësisë.

Ne mbajmë një faqe të veçantë (e cila do të publikohet së shpejti) www.fco.gov.uk/foi e cila merret me të gjitha aspektet e FOI. Në faqen tonë të FOI ju mund të gjeni informacion mbi:

Skema e Publikimit

Si dhe përgjigje të kërkesave për informacion, FOIA gjithashtu na kërkon të jemi proaktiv në daljen e informacionit zyrtar. Skema e jonë e Publikimit ju tregon si të merrni informacionin të cilin ne e bëjmë tashmë publik në mënyrë të vazhdueshme.

Dokumentet e publikuara

Materialet e zgjedhura në këtë seksion janë publikuar nga FCO si përgjigje të kërkesave nën FOIA. Në këtë faqe publikohet çdo informacion që konsiderohet interesant për publikun.

Të kërkosh informacion

Nëse ju dëshironi të merrni informacionin e mbajtur nga FCO, ju lutem kontrolloni së pari faqen për të parë nëse kemi publikuar këtë informacion. Nëse informacioni që ju kërkoni nuk ndodhet në faqe, ju lutem dërgoni kërkesën tuaj tek:

Information Rights Team
Information Management Group
Foreign and Commonwealth Office
Old Admiralty Building
London
SW1A 2PA
Tel: + 44 (020) 7008 0123
Email: dp-foi.img@fco.gov.uk

Kërkesa juaj duhet të jetë e shkruar. Kjo përfshin si e-mail ashtu dhe letrën. Kërkesa juaj duhet gjithashtu të përmbajë:

Detaje të informacionit që ju dëshironi të shikoni (ju lutem saktësoheni sa më tepër të keni mundësi) bashkë me emrin dhe adresën postare.
Akti i Lirisë së Informacionit “nuk sheh qëllimin”. Kjo do të thotë që ne nuk do ju pyesim se përse e doni këtë informacion në momentin që ju e kërkoni.

Ne do ju kthejmë një përgjigje pyetjes tuaj brenda 20 ditësh pune. Në pergjigjen tonë do të konfirmojmë apo mohojmë nëse ne kemi informacionin që ju keni kërkuar, dhe ose do ju japim informacionin që kërkuat, ose do ju spjegojmë se përse nuk jua kemi dhënë. Për cdo informacion të cilin ne do mbajmë, do citojmë një shëmbull nga Akti.

Nëse nuk jeni të kënaqur me informacionin që keni marrë apo me përgjigjen tonë, ju mund të na kërkoni të nisim një rishikim të brendshëm të vendimit tonë. Nëse ju akoma nuk jeni të kënaqur mbasi ne të kemi kryer rishikimin e brendshëm, ju mund të pyesni Komisionerin e Informaciont të marri përsiper pakënaqësitë tuaja. Ju lutem vizitoni www.informationcommissioner.gov.uk për më shumë informacion.

Ne do të publikojmë së shpejti faqen tone të re FOI. Ndërkohë ju lutem kontaktoni skuadrën e të drejtave të Informacionit.




Shiko gjithashtu

Link të dobishme

www.foi.gov.uk

www.justice.gov.uk

Përsëri ne krye